Tatuazhi më i çuditshëm, tifozi bën emrin e Messit në fytyrë (VIDEO)

Pasi Argjentina fitoi Kupën e Botës, një mori tifozësh bënë tatuazh Messin apo trofeun e Kupës së Botës me datën përkatëse. Një prej tifozëve, në fakt ka bërë një tatuazh ndryshe nga të tjerët, më ekstrem.

Personi në fjalë ka shkruar me shkronja të mëdha “Messi” në ballë dhe në krahun e djathtë të faqes ka shkruar përsëri me të mëdha fjalën “Dios”, që do të thotë “zot”. Ndërsa në anën tjetër, tre yje për të simbolizuar Kupat e Botës të fituara nga Argjentina./ h.ll/abcnews.al