Tatimi progresiv do t’i godasë lojërat e fatit…!

Sipas Qeverisë, me vendosjen e taksës së re mbi të ardhurat personale prej 18% janë vënë në shënjestër kryesisht rreth 4,500 njerëz me të ardhura të larta mbi 90,000 denarë në muaj ku nga kjo reformë pritet të grumbullohen 25 milionë euro, një shumë e cila, sipas disa ekspertëve nuk do të mbulojë koston e zbatimit të tij.

Objektivi kryesor sipas propozuesve të kësaj takse është ndërtimi i një shoqërie më të drejtë!

Por shtrohet pyetja rreth taksës prej 15% që vendoset mbi dividentët, qiratë, madje edhe lojërat e fatit?

Në fakt, objektivi kryesor fiskal për mbledhjen e të ardhurave më serioze nga kjo taksë janë të ardhurat nga kapitali i invetsuar dhe të ardhurat nga dividentët. Sipas fitimeve të realizuara në vitin 2017 sipas Bursës së Maqedonisë, duke pasur parasysh se një maksimum prej gjysmës së fitimit, paguhet për aksionerët, kjo rritje tatimore do të sjellë jo më shumë se 4.5 milionë euro ndaj shtetit. Por kjo përfshin të gjitha, madje edhe dyqanet më të vogla, furrat e bukës, shërbimet … Këta njerëz pothuajse të gjithë mbështeten në fitimet dhe jo në të ardhurat personale që kryesisht gjithmonë janë të ulëta. Me Këtë normë goditen dhe dekurajohen të gjithë sipërmarrësit në mënyrë të barabartë dhe rezultati do të jetë një evazion më i madh ose më pak aktivitet ekonomik.

Në fund të fundit, shumicën e tatimit do ta paguajnë lojtarët e lojërave të fatit, të cilëtt duket se janë objektivi më i madh i kësaj reforme tatimore. Pagesat vjetore të tyre vitin e kaluar arritën në 156 milionë euro. Me rritjen e të ardhurave personale prej 15 për qind në vit nga lojtarët e lojërave të fatit, Qeveria do të mbledhë 8 milionë euro, dy herë më shumë se paratë nga e gjithë Bursa e Maqedonisë, e cila përfaqëson kokën e ekonomisë.