Tateshi: “Ja edhe një margaritar “i biserosur” nga “shoqëria për të gjithë”

Bekim Tateshi:

Ja edhe një margaritar “i biserosur” nga “shoqëria për të gjithë”.

E lexoj këtë listë dhe s’dua t’i besoj syve të mi duke e munduar trurin me etikën, moralin dhe betimin e Hipokratit.

E lexoj këtë listë dhe më kujton ditët kur shpalleshin emrat e studentëve të pranuar nëpër fakultetet e Republikës Socialiste të Maqedonisë.

E lexoj këtë listë dhe me padurim kërkoja emrat e Ilir Demirit dhe Fadil Canës, heronjtë e gjallë të luftës anti-Covid.

E lexoj këtë listë dhe ju garantoj që 80% të këtyre nuk kanë takuar pacient me COVID 19 e le më të mjekojnë.

Por, përsëri mendoj se është PR i ulët i partive qeveritare për ta defokusuar vëmendjen nga përditshmëria e zymtë dhe skandalet e njëpasnjëshme.

#MeIlirDemirin
#MeFadilCanën
#ShtetPërTëGjithë
#BeTa69