“Target-Fortesa”, fjalët përfundimtare të Prokurorisë


Në Gjykatën Penale në Shkup, prokurorët Lençe Ristovska dhe Trajçe Pelivanov sot thonë fjalët përfundimtare për rastin “Target-Fortesa”, që ka të bëj me përgjimet masive në DSK. Prokurorja Ristoska prezantoi se si janë nxjerrë materialet e prezantuara nga Ministria e Brendshme. Ndër të tjera, në fjalët e saj përmbyllëse, ajo theksoi torturimin e dëshmitarëve gjatë marrjes në pyetje në Ministrinë e Brendshme.

“Do të ishte mirë nëse ky do të ishte skenar film, por fatkeqësisht ky është një realitet, tha Ristoska, duke shpjeguar se si ndodhi përgjimi përmes tre sistemeve në Ministrinë e Brendshme. Rasti drejtohet nga gjyqtarja Xheneta Begtoviç, ndërsa përfaqësues të Prokurorisë janë Lençe Ristoska dhe Trajçe Pelivanov. Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për përgjimin e komunikimeve në DSK, në periudhën nga viti 2008 deri në 2015, ku janë përgjuar në mënyrë të paligjshme mbi 20 mijë qytetarë.

Në rastin Target-Fortesa është i akuzuar ish kreu i DSK-së Sasho Mijallkov, përveç tij , akuzohen edhe Gordana Jankulloska, ish Ministri i policisë Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, ish agjentë të fshehtë dhe shtatë persona të tjerë nga DSK. Përveç përgjimit të paligjshëm, ata akuzohen gjithashtu për shkatërrimin e pajisjeve për përgjimin e komunikimeve, e cila vlerësohet në 1.4 milion euro.