“Target-Fortesa”, dëshmi për përgjimet masive


Gazetarë, dëshmitarë në rastin “Target – Fortesa”. Treguan se si kanë dyshuar se policia sekrete po i përgjonte në mënyrë ilegale. Lidhur me atë se janë shënjestër e DSK-së, ata zyrtarisht mësuan kur LSDM-ja ua shpërndau dosjet me bisedat e tyre personale dhe profesionale të transkriptuara. Shumica e gazetarëve paralajmëruan se do ta padisnin shtetin për dëmet në shumë prej 15,000 deri 200,000 euro.

“Disa nga kolegët e mi vendosën të kërkojnë dëme private, por kërkesa ime do të jetë kompensim i dëmeve profesionale. Siç e dini, për dhjetë vjet përpiqemi të krijojmë kuadër që do të punojë në monitorimin e pasurisë së njerëzve të ekspozuar politik si Sasho Mijalkovi- deklaroi Sashka Cvetkovska, gazetare.

“Të zbulohet më në fund kush e dha urdhrin dhe pse u bë i gjithë operacioni i përgjimit, jo vetëm mbi gazetarët, por mbi të gjithë qytetarët- tha Goran Mihajllovski, gazetar.

Gjykimi i rastit “Target-Fortesa” filloi rreth tre vjet më parë. Ajo ka të bëjë me përgjimet e paligjshme që janë bërë me dekada, të cilat, sipas prokurorisë, u kryen përmes policisë sekrete. Të akuzuar në këtë rast janë ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, ish-ministrja e brendshme Gordana Jankulloska dhe disa persona të tjerë nga DSK-ja. Sipas aktakuzës, 5,800 numra telefoni ose rreth 20,000 qytetarë u përgjuan në mënyrë të paligjshme./ Bojan Stojanovski