Targat “NMK” të detyrueshme nga 12 shkurti – ngjitësat do të shiten në stacionet për kontrolle teknike

Pronarët e automjeteve që nga 12 shkurti i këtij viti duhet ta ndryshojnë shenjën “MK” në targat e tyre me shenjën e re “NMK”. Ngjitëset me shenjën e re “NMK” do të kushtojnë maksimumi 50 denarë dhe mund të blihen në stacionet e kontrollit teknik.

MPB, ka përfunduar procedurën e prokurimit të afisheve me emërtimin e ri

Çmimet e afisheve, siç thonë nga MPB, do të variojnë nga 30 deri në 50 denarë.

Sipas njoftimeve të mëparshme nga MPB, ato do të dorëzohen në stacionet për kontroll teknik, ku qytetarët do të mund t’i blejnë.

Detyrimi për përdorimin e kodit “NMK” në targa është nga Marrëveshja e Prespës.