Taravari zbulon emrat e kandidatëve për deputetë të ASH-së, 5-6 vende te sigurta nga 15 deputetë e VLEN-it

Aleanca për Shqiptarët ka mbajtur sot Kuvendin Qendror ku ka definuar emrat e kandidatëve për deputetë të kësaj partie për zgjedhjet e majit.

Kryetar i ASH-së, Arben Taravari do të ketë numrin tre, katër edhe shtatë në njësinë gjashtë zgjedhore, numri dy në njësinë 2 zgjedhore, bartësin e listës do të ketë në njësinë pesë zgjedhore ku kandidat është Salim Sulejmani edhe kandidatin e katër së bashku me LD e Izet Mexhitit në njësinë një zgjedhore.

“Në zonën zgjedhore numër gjashtë e ka numrin tre që do të jetë një zonjë nga Tetova. Shpejtë do të tregojmë edhe emrin sepse më duhet edhe një konsultim me dy kandidatët. Pozicioni gjashtë do jetë Halil Snopçe edhe pozicioni shtatë do të jetë Sadik Sulejmani nga Bogovina. Në zonën pesë bartës do të jetë Salim Sulejmani nga Struga. Në zonën numër 2 i dyti në listë do të jetë Rijat Shaqiri nga dega Likovës edhe në zonën 1 e kemi pozicionin tre bashkë me Lëvizjen Demokratike do caktojmë një kandidat dhe pozicioni katër është i ASH-së. Domethënë pesë vende të sigurta ose gjashtë të sigurta në 15 që fiton VLEN që janë anëtarë të Aleancës për Shqiptarët”, tha Taravari.