Taravari: Zaev bëri mirë që dha dorëheqje, por mund të ndryshojë mendje

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, sonte për “Telma”, dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev e vlerësoi si kosto morale, por edhe tha se mund të ndryshojë mendje.

“Pas një disfate të tillë, nga pikëpamja morale, ai bëri mirë. Edhe pse mendoj se mund të ndryshojë sërish qëndrim, e dimë që zoti Zaev mund të ndryshojë qëndrim disa herë në ditë.
Përndryshe, një debakli zgjedhor, ndoshta nuk e priste.

Kam garantuar se LSDM dhe BDI do të humbin rreth dy të tretat e komunave dhe humbën. Njerëzit rreth tij thjesht nuk i thanë se si ishte situata në fushë. Maqedonasit, shqiptarët dhe turqit ndëshkojnë në zgjedhje, nuk shpërblejnë.
Tani OBRM-PDUKM duhet të jetë shumë e matur, të mos i bëjë të njëjtat gabime që i bëri Zaev”, thotë Taravari