Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari ka qendruar për vizitë në komunën e Kamenicës në Kosovë. Ai është shoqëruar nga deputeti i ASh-së, Halil Snopçe dhe deputeti në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.
“Së bashku me deputetin Halil Snopçe dhe deputetin e Kuvendit të Republikës së Serbisë, Shaip Kamberi, ishim mysafir të Kryetarit të Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, në turnamentin tradicional të futbollit “Rogana 2022”. Pata nderin e veçantë që në këtë ngjarje të takoj edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti”, shkruan Taravari në rrjetet sociale.