Taravari u takua me intelektualë dhe ekspertë të ndryshëm për programin presidencial

Kandidati për president nga koalicioni VLEN Arben Taravari ka qenë sot në një tryezë të rrumbullakët me intelektuale. akademikë dhe ekspertë të fushave të ndryshme.

Në tryezën me intelektualët u diskutua për platformën presidenciale të kandidatit Arben Taravari si dhe për prioritetet e saj, ku morën pjesë persona si Dr. Prof. Rufi Osmani dhe dhjetëra profesorë të tjerë universitarë.

“Sot pata një takim shumë të rëndësishëm me elitën universitare, akademikë dhe ekspertë të fushave të ndryshme, për programin presidencial. Së shpejti ky program i hartuar nga më të mirët në vend do të prezantohet publikisht sepse ju meritoni më të mirën”, shkruan Taravari.