Taravari thirrje BDI-së: Bashkoni voton shqiptare, bëni koalicion me PDSH-në dhe Vesel Memedin

Taravari në rrjetin social Facebook i bën thirrje BDI-së që të bashkohet me PDSH-në dhe Vesel Memedin.

Ja postimi i tij i plotë:

“Është mirë që BDI të ndaloj me thirrjet publike për bashkim të votës shqiptare, urdhëroni bëni veprime konkrete siç bëri Aleanca dhe Alternativa për të bashkuar dhe fuqizuar votën shqiptare.

Një kolaicion mes BDI-PDSH dhe Vesel Memedit dukshëm do e fuqizonte votën shqiptare, sepse vetëm thirrjet deklarative për bashkimë pa veprime konkrete nuk kanë asnjë kuptim,bile mundë të lexohen si hipokrizi dhe dashakeqe.

Tani është momenti të dëshmoheni se jeni për bashkim dhe fuqizim të votës shqiptare.
Aleanca dhe Alternativa e bënë këtë hap, tani e keni radhën Ju.

#bashkohuni”