Taravari propozon qeveri të zgjeruar teknike për t’u përballur me pandeminë

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, thotë se në këto momente duhet të formohet qeveri e zgjeruar teknike, për shkak të coronavirusit.
I ftuar në CLICK PLUS në TV21, Tarvari tha se në këtë situatë çdo kush duhet të marrë përgjegjësi.

“Unë mendoj se kjo qeveri duhet seriozisht ta mendojë, të krijojë qeveri të zgjeruar, ku të gjitha partitë politike do të marrin pjesë. Kjo është situatë ku çdo parti duhet të merr përgjegjësi. Këtu ka implikime në ekonomi, arsim e të mos flasim në shëndetësi”, tha Taravari.
Ai shtoi se akoma nuk kanë diskutuar asgjë, por e thotë si ide.