Taravari: Presim fitore në 10 komuna, zgjedhjet lokale do të sjellin ndryshimin te shqiptarët (VIDEO)

Koalicioni opozitar ASH-AAA pret që në zgjedhjet lokale të fitojë deri në 10 komuna. Kështu ka thënë kryetari i Gostivarit, Arben Taravari. Taravari që është edhe sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, ka thënë se nga 15 korriku do të fillojnë me shpalosjen e emrave të kandidatëve. Nga informacionet që kjo parti merr nga terreni, Taravari tha se ka shumë pakënaqësi tek qytetarët nga BDI-ja dhe kjo, sipas tij, do të reflektohet në zgjedhjet lokale kur opozita pret të shënojë fitore. Intervistën e plotë të Taravarit mund ta ndiqni në videon më poshtë.