Taravari për rezultatin e zgjedhjeve: Kemi pritur edhe më shumë

Teksa ka komentuar rezultatin që e arriti koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në zgjedhjet lokale më 17 dhe 31 tetor, sekretari i përgjithshëm i ASh-së, Arben Taravari në ClickPlus tha se se kanë pritur më shumë.

“Kemi pritur edhe më shumë. Nuk është se na pëlqen. Por në rrethin e parë ka pasur shumë më shumë presion, ndërkaq në rrethin e dytë njerëzit u përcaktuan më mirë. Kjo më shumë u vërejt në Tetovë”, tha Taravari.
Në Shkup ka vlerësuar se kanë shënuar rritje të votave.