Taravari për rastin tra*gjik në Tetovë: “Janë jetë njerëzish! Kush gaboi të japë dorëheqjen

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në intervistë për TV Alfa në lidhje për rastin tra*gjik në Tetovë tha se duhet të ketë përgjegjësi morale, ndërsa përgjegjësia pen*ale më vjen më pas, dhe nëse funksionin shteti si duhet secili duhet të mbajë përgjegjësi pen*ale.

“Pse formohet Shtabi i Krizës pas vde*kjes së 14 personave? Nesër është va*rrimi i vik*timave dhe pse nevojitet Shtab i Krizës? Kriza ishte dje. Dikush ka gabuar në sistemin shëndetësor, ndërsa ai që mendon se ka gabuar duhet të japë dorëheqjen deri sa të zbardhet rasti”, u shpreh Taravari.
Sipas tij, nuk është politizim nëse kërkohet dorëheqja morale për rastin e mbrëmshëm.

“Përmendin numra, 14 persona. Këto nuk janë numra, këto janë 14 jetë njerëzish, 14 tra*gjedi, 14 familje”, tha Taravari.
Taravari po ashtu theksoi se në këto 20 vite, në gjithë Maqedoninë e Veriut nuk ka pasur asnjë investim kapital në ndonjë spital që nga Kumanova dhe deri në Strugë.