Taravari për 1 Majin: Të drejtat e punëtorëve në RMV larg nivelit ku duhet të jenë

Me rastin e 1 Majit – Ditës ndërkombëtare për të drejtat e punëtorëve, kryetari i ASH-së, Arben Taravari u është bashkangjitur kërkesave të punëtorëve.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Taravari thotë se të drejtat e punëtorëve në RMV janë larg nivelit.

“Sot është dita e 1 Majit!
Shfrytëzoj këtë rast, në këtë ditë të bashkohem me kërkesat për të drejta të punëtorëve kudo në botë, e veçanërisht në Republikën e Maqedonisë së Veriut ku të drejtat ende janë larg nivelit ku duhet të jenë!”, shkuan Arben Taravari, kryetar i ASH-së.