Taravari: Nuk do të jemi pjesë e qeverisë e cila kundërshton rrugën evropiane të vendit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari deklaroi sot se subjekti që ai drejton nuk do të pranoj asnjëherë të jetë pjesë e qeverisë e cila kundërshton ndryshimet kushtetuese dhe është kundër rrugës europiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Aleanca për Shqiptarët nuk do të jetë pjesë e një qeverie e cila është kundër ndryshimeve kushtetuese dhe kundër rrugës evropiane të Maqedonisë. Kurse për atë se kush do të jetë në qeverinë e ardhshme atë e vendosin qytetarët më 8 maj”, deklaroi Taravari, i cili foli edhe për takimin me Kurtin dhe Ramën.

“Me Kurtin dhe Ramën i biseduam çështjet aktuale politike, në të gjitha shtete por edhe rajonin. Kryesisht tema ishte se si Maqedonia të lëviz dhe mbaj orientimin europian. Kështu që mund të them se biseda ishte shumë konstruktive. Kemi biseduar në drejtim të bashkëpunimit mes shteteve të rajonit…biseduam edhe për zgjedhjet por jo për ndonjë sugjerim konkret”, tha Taravari. /Alsat.mk