Taravari nga Turqia: “Nuk kam ikur, as nuk jam rrëmbyer, jam i ftuar nga biznesi shqiptaro-turk

Sot ka qënë një ditë me mistere të mëdha politike. Fraksioni i çuditshëm i deputetit të Besës, i cili në fillim u mendua se ishte i rrëmbyer, por më pas doli me një video mesazh ku dukej si i vet arrestuar, ishte një telenovelë e gjatë.

Ndërkohë që një vizitë e kryetarit të Komunës së Gostivarit, z.Arben Taravari për në Turqi ka nxitur spekulime të ndryshme.

Por pasi kontaktuam me vet z.Taravari, ai tha se është i ftuar për të marrë pjesë në hapjen e një qendre Tregtare, me ftesë të biznesit shqiptaro-turk. Në këtë ceremoni do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Republikës së Turqisë, z.Rexhep Taip Erdogan.

Enigma e vetme e ditës së sotme mbetet z.Kastriot Rexhepi- tha Taravari duke përfunduar se ky është fundi i sigurtë i kësaj Qeverie që tashmë është e kapitulluar.