Taravari: “Nga ky Kuvend dolëm të bashkuar dhe të unifikuar”

Kuvendi i ASH-së vendosi që të emëroj Arben Taravarin ushtrues detyre kryetar i ASH-së deri në kongresin që do të mbahet më 17 dhjetor. I sapo zgjedhur nga Kuvendi, Arben Taravari në daljen para mediave theksoi se e rëndësishme mbi të gjitha është se si parti dalin nga ky Kuvend të bashkuar dhe unifikuar.

“Pas konstatimit të dorëheqejes së kryetarit me shumicë votash u vendos që unë të udhëheq ASH si UD deri në mbajtjen e kongresit të jashtëzakonshëm, data e të cilit është caktuar 17 dhejtori. Me rëndësi të jashtëzakonshëm nga ky kuvend dolëm të bashkuar dhe unifikuar. Shpresojmë të jemi shpresa e shqiptarëve për të bërë ndryshimin”, tha Taravari.

I pyetur nëse do të kandidoj edhe për mandat të rregullt në krye të partisë në kongresin e dhjetorit, Taravari u shpreh se akoma nuk vendosur se a do të kandidojë për kreun e partisë në dhjetor./KlanMacedonia/