Taravari: Nëse Sela shkon në koalicion me Ahmetin vetëm pse nuk i ka vulat, le të vijnë unë do t’ua nënshkruaj listën

Kandidati për president që mori mbështetjen e opozitës shqiptare, Arben Taravari, thotë se elektorati shqiptar ka votuar kundër BDI-së që nga viti 2011, por arsyen e mbijetesës së partisë së Ali Ahmetit e sheh në opozitën e përçarë.

– Opozita nuk mund të bashkohej as atëherë, as në 2016, as në 2020. Po të ishim Alternativa, Aleanca dhe Besa së bashku do ta kishim mundur BDI-në. Tani është momenti për të sjellë ndryshime në bllokun shqiptar – tha Taravari për televizionin Telma.

Pavarësisht të gjitha zhvillimeve në Aleancën për Shqiptarët, shtoi ai, në Regjistrin Qendror ende thuhet se ai është kryetar.

– Po presim një vendim gjykate. Çfarëdo që të vendosë gjykata, ne do të pranojmë çdo vendim. Jemi në koalicionin Vlen, fraksioni që doli prej nesh me siguri do të jetë në lista të përbashkëta me BDI-në. Nëse thonë se shkojnë me BDI, se nuk kanë vulat e partisë, e them publikisht se jam gati që t’i sjellin listat me emra dhe mbiemra, do t’i firmosja dhe do ti dërgoja te Komisioni Zgjedhor. Nëse duan të garojnë vetëm, unë jam i gatshëm t’i ndihmoj, t’i nënshkruaj dhe t’i vë vulën në listat e tyre – tha Taravari.