Taravari: Ne nuk kemi bërë asnjë bashkëpunim me “Levicën”

Sonte në Klan Maqedoni po zhvillohet debat në mes sekretarit të ASH-së Arben Taravarit dhe deputetit të BDI-së Izet Mexhitit.
Taravari tha se nuk kanë bërë asnjë bashkëpunim me Levicën, por që po mbledhin nënshkrimet e deputetëve të cilësdo parti për rrëzimin e Qeverisë aktuale, përcjell Pa Censurë.

“Ne nuk kemi bërë asnjë bashkëpunim me Levicën. Ideja jonë ka qenë që të mbledhim 20 nënshkrimet në Kuvend, për të çuar në votim të mosbesimit të Qeverisë aktuale. Ne kemi mbledhur nënshkrimet nga çdo parti politike që ka dashur ta rrëzojë këtë Qeveri të korruptuar, por nuk kemi bërë bashkëpunim”, theksoi Taravari.