Taravari: Na pret pranverë interesante dhe dramatike politike

Kryetari i Gostivarit Arben Taravari, sot në një deklaratë, ka folur rreth gjendjes epidemike në Gostivar si dhe për gjendjen aktuale politike.
Sipas tij, si në çdo qytet, ashtu edhe në Gostivar kishte ulje, por tani ka rritje të të infektuarve. E gjithë kjo përshkak se njerëzit disi u liruan ndërsa masat vonojnë.
Sa i përket orës policore, sipas Taravarit, ora policore duheshte të vendoset para vitit të ri.
Sa i përket gjendjes politike dhe shumicës parlamentare, Taravari shprehet se diçka po zihet aty. Sipas tij, nuk është e rastësishme largimi i Besës, i PLD-së dhe LD-së së Pavle Trajanovit. Ata sipas tij, me siguri dinë diçka që u laraguan.

“Çdo ditë kemi njerëz që kalojnë nga BDI në ASH. Mendoj se në LSDM ka kompleks të pa*sigurisë. Pse përndryshe do të rinumëroheshin? Ka disa sinjale politike, nuk është vetëm BESA që u largua nga shumica si grupë e deputetëve, këtu janë PLD, Pavle Trajanov. Ata ikin sikur ta dinë se diçka do të ndodhë. Dëgjojmë edhe brenda BD*I-së po ndodhë diçka, ka pakënaqësi të madhe dhe jo rastësisht nuk ka kuorum në Kuvend. Mendoj se do të kemi pranverë interesante dhe dramatike politike”, thotë Taravari.
Sipas Taravarit, asnjëherë nuk ka ndodhur që shumica të mos mund të bëjë ku*orum për të votuar një ligj dhe siç thotë, është sekret publik se VMRO-DPMNE dhe BD*I po negociojnë për shumicë të re parlamentare.