Taravari: “Mos rrej Bujar, se je haxhi e rrena është haram” (VIDEO)

Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas deklaratës së mbrëmshme të Bujar Osmanit se Apasiev është zëri pro-rus në Maqedoni.

“Paska fol haxhi “pacienti” i punëve të jashtme. Është aq i zënë me çështje globale saqë nuk po e dijka se partia e tij është në disa koalicione me Levicën, përfshirë Velesin dhe Shuto Orizaren.
Sa për qëndrimin e BDI-së ndaj Rusisë, i madh e i vogël e dijnë se këta që e kanë gojën plot Amerikë, për 8 vite çdoherë kanë bojkotuar sanksionet evropiane kundër regjimit të Putinit, deri sa u mbështetën për muri nga SHBA dhe BE. Mos rrej Bujar, se je haxhi e rrena është haram”, ka shkruar Taravari./tetova1/