Taravari: Mickoski kërkoi falje për 27 prillin

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, mbrëmë në Click Plus në TV21 tha se Mickoski ka kërkuar falje për ngjarjet e 27 prillit, por edhe se po përgatiten për koalicion të ri në zgjedhjet lokale. Nga VMRO-DPMNE pa përgjigje konkrete se a kanë kërkuar falje dhe a e pranojnë se partia e tyre ka qenë organizatore e sulmit në Kuvend. Thonë se ata do të bashkojnë elementet opozitare. Taravari shton se nuk komunikojnë vetëm me DPMNE por edhe me LSDM kemi raporte korrekte.