Taravari: “Me shkarkimin e drejtorit të Higjienës komunale, merr fund bashkëpunimi me VMRO-në në Shkup”


Me shkarkimin e drejtorit të Higjienës komunale, merr fund bashkëpunimi me Arsovskën në Qytetin e Shkupit, kështu ka thënë sot, Arben Taravari i ASH-së. Ai tha se pro*testat para hotelit privat në Shkup ku jetojnë shqiptarë ishin provokim. Hoteli pardje u demolua dhe u denoncua në polici.

“Pse bash ky hotel, nuk e kam të qartë e pse edhe dje shkuan aty? Nuk arsyetoj shfrytëzimin e ar*mës, por nëse provokohemi, jemi njerëz dhe reagojmë në afekt. Të gjithë do të reagonim njejtë. Ai është antarë i ASH-së që është shkarkuar, e nëse është shkarkuar, merr fund përralla jonë në Shkup. Nëse shkarkohet, duhet kryetarja të konsultohet dhe ti tregojë partisë. Sot kemi mbledhje dhe këtu merr fund bashkëpunimi me Danellën, ajo e shkarkoi e jo VMRO-ja” tha Taravari.