Taravari: “Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen e kolegut”


Me pikëllim të madh mora lajmin se ka ndërruar jetë punonjësi i komunës sonë, Refet Imeri.

Në emrin tim dhe të Komunës së Gostivarit, ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve, miqve dhe të gjithëve që e kanë njohur Refetin.

I ndjeri ka punuar për shumë vite në Komunën e Gostivarit, duke na shërbyer të gjithve!

U prefsh në paqe!
Arben Taravari