Taravari mbrëmë propozoi formimin e Qeverisë së zgjeruar, ja si i përgjigjet Zaev

Sekretari gjeneral i ASH-së Arben Taravari mbrëmë në Click Plus e hodhi idenë për formimin e Qeverisë së zgjeruar, me qëllim që të përballjes ndaj gjendjes me virusin korona.

E për këtë sot u përgjigj kryeministri Zaev. Ai tha se nuk ka marrë asnjë propozim nga kryetari i Aleancës për shqiptarët për ta shqyrtuar këtë mundësi.

Zaev shtoi se koalicioni i tanishëm duhet të vazhdoj kështu si është.
“Ato janë qëndrime të tij, unë nuk kam propozim prej kryetarit të tij për të na argumentuar këtë. Megjithatë çdo propozim mund të shqyrtohet. Nëse na propozohet do ta mendojmë.

Nuk mendoj se është diçka me rëndësi nëse opozita hyn në qeveri do të rritet kapaciteti i shtetit! Përse kjo për shkak mos përgjegjësisë së opozitës maqedonase? Besoj se ky koalicion mund të vazhdoj edhe më tej”.