Taravari: Lëvizja po vjen! S’dua të përmend as kundërshtarë politik më, betejën do ta bëjmë me sistemin e kalbur 22-vjeçar

Në ditën e zyrtarizimit të bashkëpunimit mes ASH-së dhe LEN, kreu i ASH-së, Arben Taravari tha se opozita shqiptare më nuk do të përmend kundërshtarët politik, përcjell TV21. Taravari tha është i bindur se do të korrin sukses më 8 maj në zgjedhjet parlamentare.

“Unë s’dua të përmend as kundërshtarë politik më, ne do ta bëjmë betejën politike me një sistem të kalbur 22-vjeçar që i mërgoi shqiptarët, i nënçmoi shqiptarët në çdo aspekt e prishi dhe shkatërroi të gjithë sistemin e vlerave që ekzistonin te shqiptarët, prandaj kundërshtari jonë është sistemi i kalbur, kurse ne jemi opozita e bashkuar, në të cilën opozitë nuk duhet më të përmendin emra partish, emra individësh, por ta themi thjesht Lëvizja po vjen, Lëvizja do ta sjell ndryshimin më 8 maj”, tha mes tjerash Taravari./tv21.tv