Taravari kundër Zaevit për uljen e pagave të administratës

Kryetari i Gostivarit, Arben Taravari gjatë konferencës së sotme për shtyp potencoi se e kundërshton propozimin e kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev për uljen e pagës në administratë.

“Edhe pse kemi moratorium për aktivitete politike, më duhet patjetër të reagojë. Reagimi im vjen në cilësin e udhëheqësit të institucionit Komunë e Gostivarit.

Këto propozime janë katastrofale, absolutisht nuk duhet të ndodh një gjë e tillë. Administratorët duhet ta marrin rrogën aq sa e kanë. Pajtohem për personat që kanë pagë 40 mijë denarë, të kenë zvogëlim pesë përqind.

Ata që kanë mbi 50 mijë denarë, të kenë mbi dhjetë përqind. Funksionarët dhe personat që janë në Këshilla drejtuese, po duhet. Pajtohen rrogat tona të ulen për dy muaj, tre e katër muaj dhe të marrim rrogë minimale, por administratës assesi nuk duhet t’i ulet rroga”, tha kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.