Taravari: Kemi gjetur zyra të shëndruara në terrene sportive, mungesa të dokumentave, harxhime marramendëse nga ministrat

Arben Taravari shkruan në facebook:

Qeveria e re, pjesë e të cilës jemi, ka pak ditë që ka filluar me punë.
Ne jemi si ato që ende nuk kanë hyrë mirë në shtëpi të re, e dikush po i akuzon se nuk e kanë perden e hekurosur tamam.
Akuzat e opozitës ende të pamësuar shqiptare janë nga më qesharaket. Si neurolog e kuptoj që frika të shuan arsyen, dhe opozita ka frikë…
Ato filluan madje para se të mandatoheshim. Ata paguheshin ende si administratorë të shtetit, dhe na thanë se nuk po e bënim punën si duhet, ne që ende nuk kishim hyrë ende në pozicione!
Por, ajo që dua më tepër të potencoj në këtë shkrim, është fakti se çfarë fatkeqsie është për një shtet kur nuk ka opozitë, dhe kjo është fatkeqsi është edhe e Maqedonisë.
Thuajse të dalë nga lufta, “opozitarët” shqiptarë, që në fakt janë disa ish-armiq të cilët i ka bashkuar halli dhe jo malli, nuk po bëjnë asgjë ama Asgjë për të kontribuar në zhvillimin e vendit!
Ata si Aleksa, roboti shtëpiak amerikan, by default, po kryejnë një veprim automatik: sulmojmë punët e qeverisë…duke harruar që ekipi ynë është aq i freskët, sa çdo punë e qeverisë është totalisht produkt i tyre.
Kemi gjetur zyra të shëndruara në terrene sportive, mungesa flagrante dokumentash, harxhime marramendëse nga ministrat e freskët…të cilat së shpejti do jenë edhe subjekt analizash, besoj.
Por edhe pse e kanë dorëzuar shtetin si një kufomë që i kanë pirë gjakun, këta tani viktimizohen dhe nuk dinë se çfarë të bëjnë si opozitë
Ju a bëj unë një sugjerim:
Rregulloni radhët tuaja, dhe prisni me durim dhe kujtohuni që ajo që ju keni shkatërruar për 22 vjet nuk rregullojet dot brenda javës!
Bashkëpunoni me propozime konkrete se natyrisht që na duhen ide dhe po: na kritikoni kur e kemi gabim…por ju siguroj që aq dëm keni bërë sa për disa vite çdo kritikë që do bëni do të jetë Autogol!