Taravari: Jam duke luftuar me Sars-Cov-2-in, shpresoj të dalë në fund me sukses


Të dashur miq, shok, koleg, ju falenderoj për kujdesin tuaj, kërkoj ndjesë që nuk mundem t’i përgjigjem të gjitha telefonatave apo mesazheve tuaja, por sipas udhëzimit të kolegëve infektolog duhet të pushojë sa më shumë.
Virusi ende më jep pak temperaturë dhe kjo gjë ma vështirëson disi komunikimin.

Unë jam nën vëzhgim të vazhdueshëm të mjekëve të cilët i falenderoj. Jam duke luftuar me Sars-Cov-2-in dhe shpresoj që të dalë në fund me sukses.
Duke ju falenderuar edhe një herë ju kujtoj që të keni kujdes dhe durim që këto pak muaj që kanë mbetur të jenë sa më pak të dhimbshëm.
Sinqerisht Arben Taravari.