Taravari: Informacioni i dalë dje në media edhe kombëtare me një veturë të parkuar në selinë e VMRO-së, është tentim për njollosje të figurës time

Pasi dje qarkulloi nëpër disa media se Arben Taravari ka pasur takim me kreun e VMRO-DPMNE-së Hristijan Miskoski, sot ka reaguar vetë Arben Taravari.

“Informacioni i dalë dje në media edhe kombëtare me një veturë të parkuar në selinë e VMRO-së, është tentim për njollosje të figurës time. Unë asnjëherë nuk kam bërë dhe nuk bëj takime të fshehta sepse e llogaris politikën si një të mirë publike, prandaj edhe takimet mendoj se duhet të jenë publike. Ky fakt i dezinformatës më bëri të ndjehem keq për nivelin e gazetarisë e cila sot më shumë se kurë është më shumë sensacionale se sa profesionale. Përgjegjësia sociale e mediave si pushtet i katërtë është shumë e lartë, prandaj së bashku me një komunikim profesional të mundohemi të kontribojmë për shoqërinë ku jetojmë”, shkruan Taravari.