Taravari: GJYSME-INJORANTËT janë grupi apo klasa më e rrezikshme në një shoqëri

GJYSME-INJORANTET
Sot do të shkruaj për GJYSME-INJORANTËT! Këta janë grupi apo klasa më e rrezikshme në një shoqëri, kështu mendon Ismail Kadare dhe pajtohem me gjeniun shqiptar.
Kujdes! Një pjesë mund të thotë se ka më keq se gjysëm-injorantët, janë injorantët…jo, mos e dënoni injorantin me akuzën e fajtorit, madje madje në shumë raste injoranca konsiderohet si bekim, termi “budalla” që ne e përdorim për të përkufizuar njerëzit që bëjnë veprime të këqia, që e kemi sinonim me psikopat apo idiot (këto të fundit patologji të rënda të trurit), pra termi Budalla në fakt e ka preardhjen nga arabishtja dhe ka lindur dhe përdoret dhe e ka kuptimin: njeri i mirë/njeri fetar/shenjtor…

E shikoni pra se çfarë ndryshimi dramatik i êshtë bërë kësaj fjale, sigurisht nga mendjet gjysëm-injorante ballkanike, të cilat me shekuj kanë qenë aty si fatlum. Kështu injorant dhe budalla duket se janë terma që nuk meritojnë përçmim pasi secili është i pafajshëm që në gjenezë, e kështu gjysëm-injorantëve nuk ju thua dot as injorantë e as më tepër budallenj. Gjysëm-injorantët janë më të rrezikshëm se sa injorantët (fare naiv dhe profan), dhe janë fajtorë e inferiorë ndaj budallenjve!

Imagjinoni për atë klasë të shoqërisë që gëzon një gjendje normale të informacionit e sjelljes para gjysëm-injorantëve! Këta të fundit ndihen aq të kompleksuar para njerëzëve normalë sa mund të kalojnë dhe në gjendje klinike ku derman mund t’ju bëj unë apo kolegët e mi!
Ndërsa nëse gjysëm-injorantët i vendosim para mendjeve të ndritura intelektuale si Ismail Kadare apo i ndjeri Faik Konica, njeri do t’i denonconte me përçmim të thellë e tjetri nëse do të ecnim me mendjen e tij do t’i quante “mender gjysëm-injorantë, mender servila, mender pusht-e-morr, mender pusht-e-plesht, mender pushtetarë që vjen për të marrë”…

Duke qëndruar gjithnjë tek grupi gjysëm-injorantë le të analizojmë pse janë kaq të rrezikshëm: nëse për të shpallur diagnozë të caktuar, unë në vitet e studimit, kam mësuar se pacienti duhet të paraqesë 31 simptoma, shenja, dhe asnjë më pak, gjysëm-injoranti ka mësuar deri tek 15 simptoma, prandaj është gjysmak, prandaj është gjysëm.
Por ama rreziku qëndron se gjysëm-injoranti duke vetëm gjysmën e shenjave të një diagnoze, të bën gropën duke qenë mirë e shëndoshë individi, pasi dhimbja e kokës për gjysëm-injorantit është Tumor Malinj i sigurtë dhe të traumatizon, le me pasoja të parikuperurshme ose të vdes nga terapia agresive!
Gjysëm-injorantët tentojnë të jenë xhelozë e vanitoz të mëdhenj ndaj të aftëve sidomos, me një perfiditet të pashembullt, sui generis, ata organizojnë thashetheme, komplote, derisa të heqin nga rruga e tyre të aftin dhe profesionistin.

Nga mungesa e ndjeshme e dinjitetit janë tepër agresiv në mënyrat se si përpiqen të përparojnë, dhe kryesisht në vendet e varfëra si ne ku skamja në të kaluarën e afërt e hutoi të drejtin dhe të aftin, gjysëm-injorantët gjenden kryesisht në politikën drejtuese dhe formojnë piramidën e tyre ku më të favorizuarit janë: kriminelët, hajdutët, mashtruesit, servilat- këta të fundit kanë një status të veçantë, të gatshëm të dhurojnë edhe veshkën sigurisht për para dhe jo nga pasioni bizarr që manifestojnë ndaj shefit të partisë, ata janë kinse të papërzier, kinse rrinë mënjanë, por paanësia e tyre zhduket menjëherë sapo Shefi është në rrezik!
Lajmi I mirë ēshtë që ky rrezik që na ka sjellë në gjendjen ku jemi, që s’na ngroh më zjarri, ky rrezik është në prag eleminimi.

Jo sepse u lodhën gjysëm-injorantët, jo sepse ndryshuan, jo sepse nga gjysëm u bënë komplet injorantë dhe shpëtuam, por sepse tashmë janë çuar populli dhe do t’i largojë nga sytë këmbët.
Frika sipas shkencës ka shenjat e veta dhe më besoni se gjysëm-injorantët kanë frikë, jo për shefat e tyre aq sa për fatin e tyre.
Gjithsesi mëshira e Zotit dhe toleranca e të mençurit qoftë fati i tyre, por pajtohem që është normale të kenë frikë se është koha për të pasur frikë!