Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka emëruar ushtrues detyre drejtorë të rinj mjekësorë në disa institucione shëndetësore publike.
Në klinikën universitare për TOARKIQU është emëruar Maria Srceva, në spitalin e specializuar për nefrologji-Strugë është emëruar Berat Lena, në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare “St. Panteleimon” është emëruar Cvetanka Bajraktarova dhe në Institutin Universitar për Biokimi Klinike është emëruar Nikolina Grozdanovska.