Taravari dhe Sela zemërthyer për humbjen e 22 vjeçarit: Qoftë i parajsës ky ëngjull

Ka qenë dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët njëherësh edhe Kryetar i Komunës së Gostivarit Arben Taravari i cili me një tekst ka ngushëlluar të afermit e e të riut Erdon Ramadani i cili u gjet sot në ujrat e lumit Vardar pas disa ditësh kërkime.

“Pas disa ditëshkërkime dhe përpjekje nga institucione, familjarë banorë dhe faktorë të tjerë sot në ujrat e lumit Vardar u gjet trupi i pajetë i Edon Ramadanit, një student shembullor dhe djal pozitiv. Shprehim nhushëllimet më të thella familjes, shoqërisë dhe kolegëve. Dritë u bëftë shpirti i tij.”, shkruan Taravari.

Gjithashtu edhe ish kreyetari i ASH, Ziadin Sela, i shprehu ngushëllimet më të siqnerta familjarëve të së riut i cili humbi jetën si pasojë e një aksidenti.

“Një tragjëdi që na dogji shpirtin të gjithëve. Një golgotë e vërtetë që mbajti nën ethe familjen dhe të gjithë dashamirët. Sot të gjithë jemi me familjen Ramadani, lutemi Zotit që tu jep forcë e durim, ta përballojnë këtë dhimbje për humbjen e me të shtrenjtit të tyre. Qoftë i parajsës ky engjull”, shkruan Sela./News33.tv