Taravari: “Deputetes tonë i kanë ofruar para për t’ju bashkuar…”

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka njoftuar sonte se një deputete nga radhët e tyre ka pas ofertë me para për t’iu bashkuar shumicës aktuale parlamentare.

-Në këtë vend mund të bëhet gjithçka. Deputetja ka marrë një ofertë nga miqtë e afërt të kryeministrit. Ky është shtet cirku, thotë Taravari në një intervistë për TV Sitel.