Taravari: BDl mund ta humb Kërçovën, Gostivarin e fitoj në raundin e parë (VIDEO)


Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, është i bindur se do të fitojë që në raundin e parë nëse kandidohet sërish në zgjedhjet lokale të tetorit për mandatin e dytë. Në një intervistë, Taravari bëri të ditur se, në tre komunat që udhëhiqen nga kuadro të ASH-së, raporti në vota me BDl-në është dy me një.

Sa i përket komunave tjera, Taravari tha se në bazë të anketave partiake, është rritur mbështetja qytetare për koalicionin opozitar ASH-AAA. Madje, sipas tij, në këto zgjedhje lokale BDl-ja do ta ketë problem ta fitojë edhe Kërçovën, që njihet si bastioni më i fuqishëm i partisë së Ali Ahmetit.