Taravari: BDI-ja do të përçahet nëse mbetet vetëm gjashtë muaj në opozitë

Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari mbrëmë në emisionin Click Plus ka thënë se ndryshimi në kampin politik shqiptarë do të ndodhë më 12 prill, pasi sipas tij, edhe mërgimtarët duan që të ndodh ky ndryshim.

Taravari tha se pritet fluks i madh nga mërgata në mbështetje të koalicionit ASH-AAA.

Ai pohoi se Brenda gjashtë muajve të cilat BDI-ja do të jetë në opozitë nga përçarja që do ndodhë do të lindin pesë parti të reja.

Taravari: Unë nuk dua ju të përçaheni, unë mendoj se për gjashtë muaj ju do të bëheni pesë…

Mexhiti: Kemi provuar ne 1 vjet e gjysmë…

Taravari: Ju me mbet gjashtë muaj unë dyshoj se do të bëheni pesë parti, por do ju bashkojmë përsëri, do ju ndihmojmë.