Taravari: “Ali Ahmeti më përngjanë si Don Kishoti”

Sekretari Gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, përmes një shkrimi në profilin e tij në facebook, ka reaguar pas lajmit të djeshëm që u dha nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti për ndërtimin e unazës së kombit, duke thënë se ky projekt sipas tij nuk është morale.

Postimi i plotë i Taravarit:
“Don Kishoti nuk ishte në gjëndje të merrte përgjegjësitë e tij dhe merrej me mullinjtë e erës, duke zhvilluar situata imagjinare…ky personazh tragji-komik i Servantesit të kujton Ali Ahmetin…
Aliu ka dalë dje me lajmin se do të nis projekti i unazës së kombit…a është e mundur që njeri që nuk ka rregulluar as kanalizimet në Zajasin e tij, as autostradat Tetovë-Gostivar apo Shkup-Bllacë të merret me projekte të tilla?!
Dhe nëse është e mundur a është Morale…?!…”./PACENSURË