Taravari: Ahmeti me “shkues” te VMRO–ja për koalicion pa kushte

Nëse vazhdojnë me presione dhe shantazhe sikurse me 24 prill, unë do të dalë me emra dhe mbiemra të atyre njerëzve, veçanërisht të policëve që kanë shantazhuar banorë të fshatit Çegran.
Këtë paralajmërim e ka bërë kryetari i komunës së Gostivarit dhe ASH-së, Arben Taravari sot nga një aktivitet të Forumit Rinor të VLEN në sheshin e Gostivarit.

Taravari porositi se këta njerëz do të përgjigjen, prandaj duhet ta mendojnë mirë pasi, siç ai shtoi, me 9 maj vjen qeveri e re.

“Me gjithë këto mekanizma që i përdor BDI-ja dhe me gjithë këto para që ka dhe me gjithë këto institucione…, prandaj unë prej këtu kisha bërë një apel policisë në Gostivar, posaçërisht në fshatin Çegran, por edhe institucioneve tjera të cilat bizneseve u bëjnë presione e që i kemi me emra e mbiemra, disa edhe me video, le ta mendojnë se me 9 maj do të kemi qeveri të te dhe këta njerëz do të përgjigjen”, deklaroi Taravari.

Qeveria e ardhshme do të jetë qeveri e ndryshimit, atë që e duan qytetarët, tha më tej Taravari dhe shtoi se garancë më e madhe se VLEN për rrugën evropiane të vendit nuk ka.

“Nuk dua tash të bëjë spekulime, por dëgjojë se ka sinjale. Sikurse z. Ahmeti që dërgon, siç e dëgjova dje, shkuzë për te VMRO-ja që pa kushte të hynë në Qeveri dhe dëgjojë se edhe do deputetë veçmë negociojnë me VMRO-në”, tha Taravari.

Taravarin në sheshin e Gostivarit e shoqëronin Bilall Kasami, bartës i njësisë zgjedhore gjashtë për deputetë nga kolaicioni “VLEN”, dhe kandidatë të tjerë të koalicionit për deputetë. I pyetur se si e komenton deklaratën e Mickoskit se sikurse BDI edhe VLEN bisedojnë me VMRO-në pa kushte për qeveri, Kasami tha se kjo nuk është e vërtetë.

“Brenda programit janë edhe ndryshimet kushtetuese, pra një ndër pikat kryesore të programit tonë janë edhe ndryshimet kushtetuese”, theksoi Kasami.