Tanke, artileri, dhe mjete logjistike, autokolona ushtarake ruse i afrohet Kievit


Një autokolonë ushtarake ruse që ndodhej jashtë Ukrainës, në qytetin Ivankiv ka arritur në periferi të Kievit, tregojnë imazhet satelitore.

Të dielën, kolona ishte afërsisht 40 milje në veriperëndim të kryeqytetit ukrainas, sipas imazheve të siguruara nga Maxar Technologies, raporton CCN.

Sipas imazheve satelitore 17 milje rrugë është e mbushur me autokolonën, ​​e cila përbëhet nga automjete të blinduara, tanke, artileri tërheqëse dhe mjete të tjera logjistike.

Kompania private amerikane tha se autokolona ishte vendosur në autostradën T-1011 në bazën ajrore Antonov rreth orës 11:11 të mëngjesit me orën lokale. Antonov është afërsisht 17 milje nga qendra e kryeqytetit ukrainas.

Baza ajrore Antonov ishte vendi i luftimeve intensive të enjten.