Rrjetet sociale sa vijnë e sjellin risi dhe lehtësira për përdoruesit e tyre. Javën që kaloi “Instagram” lançoi panelin e ri, i cili tregon se sa kohë shpenzon një përdorues në rrjetin social. Tani duket se erdhi radha e “Facebook” për këtë risi, dhe tanimë kompania ka nisur lançimin e panelit të saj. Kjo risi e rrjetit social ka për qëllim të vërë përdoruesit në dijeni të kohës që shpenzojnë me aplikacionet e kompanisë.
Ndryshe nga “Facebook”, “Apple Screen Time” dhe “Google Digital Wellbeing” i mundësojnë përdoruesve të bllokojnë vetveten nga përdorimi i aplikacioneve dhe jo thjeshtë të marrin informacion. Paneli i “Facebook” nuk lejon këtë gjë, por vetëm kufizimin e kohës së përdorimit. Kur e tejkaloni, aplikacioni ju lajmëron me anë të një njoftimi, raporton “PCWorld Albanian”.
Funksionet e reja duhet të jenë të disponueshme nga dita e sotme tek përdoruesit. Mjafton të shkoni në tabin “More” në aplikacion më pas tek Settings & Privacy dhe të zgjidhni opsionin Your Time On Facebook.