Talentja nga Kumanova që na bën krenarë në Belgjikë

Bujana Ameti ka lindur ne tetor te 2005 ne Liège te Belgjikes. Me harpe ka filluar te merret nga viti 2014 te mesuesja Primor Sluchin ( harpiste solo e Operes se Liège-it).

Ne vitin 2016 ne konkursin Harpegio fitoi çmimin e Pare ne duo, pastaj me 2017 ne konkursin nderkombetar per Harpe Félix Godefroid mori çmimin e shpresave. Me 2018 ne ‘Concours français de la Harpe’ Limoges te Frances mori çmimim e pare etj .

Nga viti 2018 ndjek mesimet ne nje shkolle private nderkombetare qe quhet Musica Mundi School ne Waterloo te Belgjikes ku mesuese te harpes ka pasur Catherine Michel artiste me renome nderkombetare, e tani ndjek mesimet me Sivan Magen- harpist solo nga opera e Helsinkit.Ka performuar ne nje koncert me violonçelistin Olsi Leka- çelist i pare ne Orchestre National Belge.

Ishte e ftuar te performoje nga ambasada e Kosoves ne Bruksel me rastin e 11 vjetorit te Pavarsise. Ne fund te vitit te kaluar mori pjese ne nje koncert bemires ne Antverpen pas termetit te 2019 organizuar nga Ana Naqe – soprano. Pastaj erdhi Covid-19 dhe shume projekte u shtyne. Bujana performon rregullisht ne koncertet qe organizon shkolla ku ndjek mesimet.

https://www.youtube.com/watch?fbclid=IwAR2VZMmIGAqaLt788GvoQmaRawIV7kMAYfLUbvXtwIHgC0FpFr6w-tIXQn8&v=elStxC3na0c&feature=youtu.be