Talebanët ndryshojnë pamje, shfaqen me rroba firmato

Talebanët e rinj braktisën pamjen e lënë pas dore të paraardhësve të tyre dhe iu kthyen veshjeve të shtrenjta, me syze dielli aviator, atlete të modeleve të fundit dhe kapele bejzbolli me logon e tyre.

Gjatë sundimit të tyre nga 1996 deri në 2001, talebanët ishin të njohur për veshjet e tyre modeste, tradicionale me mjekër të gjatë të rritur me kujdes dhe për më tepër për sjelljen e tyre të ashpër. Por luf*tëtarët e sotëm, të cilët me shaka i quajnë ‘talebanët 2.0’, kujdesen shumë më tepër për pamjen e tyre. Disa madje janë të rruar, duke braktisur mjekrën që kërkohet sipas ligjit të rreptë islam.

Ndërsa lu*ftojnë kundër ndikimit perëndimor dhe nuk i lejojnë gratë të dalin nga shtëpia, e lëre të vishen me rroba firmato, ata zgjedhin rroba për veten e tyre që nuk janë asgjë tjetër veçse modeste, shkruan Daily Mail.
Atyre u pëlqen të pozojnë në pikat e kontrollit ose në rrugët e Kabulit ndërsa vazhdojnë të forcojnë pozitat e tyre në vend. Kjo ka bërë që përdoruesit e mediave sociale të tallen me lu*ftëtarët si viktima të modës “avangarde” që punojnë me “stilistë” për të krijuar pamjen e tyre.