Talat Xhaferi vizitë zyrtare në Kosovë, takohet me krerët shtetërorë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë.

Xhaferi pritet të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Konjufca do të takohet me Xhaferin në ora 10:00.

Ndërsa takimi mes Xhaferit dhe Kurtit do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë duke filluar nga ora 11:00.

Ende nuk dihet nëse Xhaferi do të zhvillojë edhe takime tjera gjatë vizitës së tij në Kosovë.