Talat Xhaferi: “S’ka nevojë që unë të komentoj shumicën e proklamuar politike. Janë kalkulime politike”

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në paraqitjen e tij të sotme në ClickPlus tha se nuk merret me kalkulimet politike, dhe se rezultati i fundit i kësaj nisme është “akti i votimit” në seancën e mosbesimit ndaj Qeverisë në Kuvend.

“S’ka nevojë që unë të komentoj shumicën e proklamuar politike. Janë kalkulime politike. Rezultati i fundit është akti i votimit”, deklaroi Xhaferi.

Xhaferi tha se ka pasur informacione për mbledhjen e nënshkrimeve gjatë ditës së premte, por që sipas tij kjo paraqet veçori pozitive pasi në të kaluarën marrëveshjet politike janë bërë jashtë Kuvendit.

“Gjithsesi se kam pas informacione, dhe kam qenë në Parlament. Vinin informata që mblidhen nënshkrime. Veçori pozitive mund të thuhet që ka reflektuar spektri politik ,është se takimet e partive politike mbahen në Kuvend. Për këtë arsye është lejuar që të bëhen takime në Kuvend”, tha mes tjerash Xhaferi