Talat Xhaferi nuk ka të drejtë të jetë anëtar i Kryesisë së BDI-së, ia ndalon Kushtetuta (FOTO)

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi dje e lëshoi i revoltuar mbledhjen e Këshillit Qendror të BDI-së, ndërkohë që Kushtetuta ia ndalon atij pjesëmarrjen në aktivitete partiake. Në nenin 67 të Kushtetutës thuhet tekstualisht: “Funksioni Kryetar i Kuvendit nuk pajtohet me ushtrimin e funksionit, profesionit tjetër publik ose funksionit në parti politike”

Xhaferi, është propozuar dje nga kryetari Ali Ahmeti për anëtar të Kryesisisë së partisë, mrgjithëse veprimi rezulton të jetë kundërkushtetues. Deri tash, nuk ka ndonjë reagim të kryeparlamentarit për të sqaruar përse e pranoi të futet në listën e anëtarëve të Kryesisë. Në fakt, pikëpyetje të ngjashme e sqaroi dje vet Xhaferi, kur po replikonte me Ahmetin.

Ahmeti: Talat, a do të votosh?
Xhaferi: Nuk votoj unë, jam kryetar i Kuvendit! Xhaferi dje shkaktoi një incident, kur e lëshoi në mënyrë domonstrative mbledhjen, pasi që nuk u pranua kërkesa e tij për shtimin e numrit të anëtarëve të Kryesisë.

Paraprakisht Xhaferi pati një replikë me Musa Xhaferin, ndërkohë që kreu i partisë Ali Ahmeti mundohej që të amortizonte situatën. Ky ishte i vetmi “zjarr” në mbledhjen e djeshme, që parashikohej që “zjarri” të shkaktohej për shkak të kundërshimeve publike të të ashtuquajturit “grupi i zjarrtë”. Megjithatë, liderët e këtij grupi të pakënaqurisht fituan pozita të larta në Kryesinë e re partiake duke shuar edhe tensionin që krijonte kërkesa e tyre e përsëritur drejtuar kryetarit Ali Ahmeti për të diciplinuar anëtarët e Qeverisë, sidomos zëvendëskryeministrin Artan Grubi, dhe për të vitalizuar strukturat partiake. /SHENJA/