Talat Xhaferi: Danela Arsovska ta kosit kullosën rreth ndërtesës së qeverisë, prandaj mori një numër të vogël votash

Kryeministri teknik Talat Xhaferi, në prezantimin e raportit të 100 ditëve të qeverisjes teknike, i ka bërë thirrje kryetares së Shkupit, Danela Arsovska, që të urdhërojë kositjen e kullosës të sprreth ndërtesës së Qeverisë sa më parë.

Ndërtesa e Qeverisë është e mbushur me kullosë mbi një metër të lartë. I gjithë oborri i Qeverisë duket si xhungël dhe askush nuk shqetësohet për këtë dhe kjo nuk është bërë deri më sot, ndonëse thirrjet kanë kohë që vazhdojnë.

– Oborri i Qeverisë është nën juridiksionin e Qytetit të Shkupit dhe NK Parqe dhe gjelbërim. Ne as nuk mundemi dhe as nuk duhet të ndërhyjmë në ato kompetenca. Prandaj duhet të reagojë kryetarja, për të cilën e pamë sa vota fitoi në zgjedhje, tha Xhaferi.

Arsovska me partinë e saj Alternativa e Re fitoi gjithsej 3438 vota në zgjedhjet e djeshme parlamentare. Në NJZ 1, ku Arsovska ishte bartëse dhe përfshin të gjitha komunat e Shkupit, ajo fitoi vetëm 1.571 vota, ndërsa në NJZ2, ku ishin komunat e Shkupit Gjorçe Petrov dhe Saraj, ajo mori 1.109 vota.