Taktizimet e partive shqiptare para Zaevit e Mickoskit


Nuk ka dilema se duhet të formohet një qeveri e re për të menaxhuar kri*zën shëndetësore të koronaviru*sit dhe të kontrollojë trazirat e mundshme sociale që mund të vijnë nga kri*za ekonomike dhe varfëria në Maqedoninë Veriore. LSDM dhe BDI ka të ngjarë të formojnë një qeveri të re. Sidoqoftë, duket se partia BESA, e cila fitoi katër vende në parlament me ndihmën e LSDMsë së Zaevit po përpiqet të përjashtojë nga loja partinë e Ziadin Selës Aleancën e Shqiptarëve. Loja e Besës nuk është unifikuese por e ndarë për sa i përket copëzimit të faktorit shqiptar në qeveri dhe natyrisht votave të dhëna në zgjedhjet e korrikut.

Për më tepër, është në duart e Ali Ahmetit nëse do të vendosë të bëjë presion për një qeveri të gjerë dhe të qëndrueshme, përfshirë edhe Ziadin Selën (ASH) dhe Afrim Gashin (AA). Sela deklaroi se nuk dëshiron të hyjë në qeveri me Ahmetin. Mirëpo raporti i for*cave është i tillë duke nxjerrë si lojtar më të fuqishëm BDI e Ali Ahmetit i cili është aku*zuar nga Besa Kasamit për korrup*sion dhe nga Ziadin Sela që Ahmetit ‘nuk i duhet besuar’.