Takstisti nga Shkupi pëson infarkt teksa po e barte një pasagjer, ndërron jetë në spital

Një taksisti 62-vjeçar nga Shkupi ka pësuar infarkt teksa drejtonte një pasagjer. Ai u sëmur dhe doli nga rruga dhe më pas u përplas me një pemë.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”, ku nga ana e mjekut është konstatuar se ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak.

– Me datë 31.05.2024 në ora 17:50 në SPB Shkup është raportuar se në bevardin “Slovenija” në Shkup, K.V. me të cilin po transportohej një pasagjer, pasi është sëmurë, automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Inspektim është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkupi, njofton MPB.